Milani i ka uruar ditëlindjen Rafael Leaos me një postim në “X”, të shoqëruar me një foto të portugezit me fanellën kuqezi. Megjithatë, tifozët nuk e kanë pritur mirë këtë veprim dhe kanë reaguar negativisht, duke theksuar se Leao, edhe pse është ende nën kontratë me Milanin, ka kritikuar klubin dhe e ka nxjerrë vetë veten në merkato. “Sillet kështu dhe ne i urojmë ende ditëlindjen?”, – pyesin ata.
Marrëdhënia mes Leaos dhe tifozërisë duket plotësisht e krisur. Tani Milani duhet të gjejë një blerës dhe të arkëtojë shumën e përshtatshme për ta zëvendësuar në mënyrë efektive numrin 10 kuqezi, por pa drejtues sportiv të konfirmuar, rruga mbetet e gjatë.
Ndërkohë, portugezi ka folur sërish për RTP: “Kam arritur tashmë atë që doja të arrija me Milanin. Në futboll nuk mund të thuash asnjëherë kurrë, sepse nuk e di çfarë rezervon e ardhmja. Nëse kjo do të ndodhë, do të largohem prej aty shumë i lumtur, i kënaqur që kam kontribuar për ta çuar klubin aty ku meriton të jetë”.
Happy birthday, Rafa 🎂🇵🇹 pic.twitter.com/88coxaxn62
— AC Milan (@acmilan) June 10, 2026
The post Milani i uron ditëlindjen Leaos, por tifozët zemërohen: “Do të largohem i lumtur, kam arritur atë që doja” appeared first on Telesport.








