Manchester City, në “çatinë” e botës. Ja klubet me më shumë lojtarë në Botërorin 2026

Të dhënat zyrtare kanë zbuluar klubet që kanë dërguar më shumë futbollistë në Kupën e Botës 2026, me Manchester City që renditet në vendin e parë.

Klubi anglez kryeson listën me plot 19 lojtarë të përfshirë në Botëror, duke konfirmuar edhe një herë nivelin e jashtëzakonshëm të talentit që ka në përbërje. Menjëherë pas tij vjen Bayern Munich me 18 futbollistë.

Në vendin e tretë renditen PSG dhe Arsenali, të dyja skuadrat me nga 16 lojtarë pjesëmarrës në turneun më të madh të futbollit. Barcelona mban vendin e pestë me 15 futbollistë.

Ndërkohë, Manchester United, Crystal Palace dhe Atletico Madrid ndajnë të njëjtën shifër, me nga 12 lojtarë secili në Kupën e Botës 2026.

Këto shifra tregojnë qartë se ku është përqendruar aktualisht elita e futbollit botëror, me klubet më të mëdha europiane që vazhdojnë të furnizojnë kombëtaret, me numrin më të lartë të yjeve në skenën më prestigjioze të futbollit.

 

The post Manchester City, në “çatinë” e botës. Ja klubet me më shumë lojtarë në Botërorin 2026 appeared first on Telesport.