Këto janë çmimet e derivateve për sot

Ministria e Industrisë, Ndëmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimin e derivateve për të mërkurën.

Nafta do të shitet me çmim të njëjtë si dje, 1.54 euro për litër.

Benzina është liruar për një cent krahasuar me dje, 1.40 euro për litër.

Gazi ka çmim të njëjtë, 0.68 euro për litër.

Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.