Ekipet më të vogla po e ngadalësojnë ndjekjen e vendit të katërt nga Juventus dhe bardhezinjtë e kanë ndërlikuar vetë garën e tyre për një vend në Champions League nga ekipet në gjysmën e poshtme të tabelës së renditjes.
Trajneri Luciano Spalletti është i vetëdijshëm se ekipi ka humbur shumë pikë kundër ekipeve që janë më poshtë në tabelë. Keqardhja më e madhe vjen edhe nga ndeshja e fundit, ai barazim 1-1 në shtëpi kundër Veronës që tashmë ka rënë nga kategoria.
“Nuk kemi justifikime dhe as alibi. Duhet t’i fitojmë të gjitha sepse duhet të kualifikohemi për Champions“, deklaroi kapiteni i Juventus, Manuel Locatelli, duke kujtuar se ndeshja e radhës është në fushën e Lecce.
“Vjet aty barazuam, por këtë vit duhet të largohemi me fitore, pasi vetëm 3 pikët na bëjnë punë për të luajtur në Champions League. Këtë herë duhet të reagojmë dhe të fitojmë, pasi kështu do të penalizohemi”, tha Locatelli.
The post Locatelli: S’ka më alibi, 3 pikët ose do të përfundojmë jashtë Champions League appeared first on Telesport.









