Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar pas zyrtarizimit të koalicionit parazgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje me Partinë GUXO, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PShDK).
Shenolli i ka cilësuar si “rrena” këto lëvizje politike, duke thënë se nëse VV do të ishte për bashkëpunime e koalicioni vendi nuk do të shkonte në zgjedhje.
“Mos e rreni popullin, kishe na kemi KOALICIONE! Ky i Partisë Demokristiane, është një njeri! Alternativa është një njeri! Guxo, dy njerëz janë mbetë. Krejt këta bashkë, në matje as 0.7% nuk i kanë, asnjë peshë fare. Vegla me kriju iluzione. Këta dojnë pozita e ju doni me thanë ‘kqyre se na po bashkëpunojmë’”.
“Po çfarë koalicione… Me dashtë ju koalicione e me qenë të bashkëpunimit, sot kishim pas president e gjithashtu edhe Kuvend e Qeveri. Nuk kishim shku në zgjedhje ka 4-5 herë si me qenë të krisur. Jeni një parti e kontrollume nga një njeri. Parti-shtet doni me e bë Kosovën, po nuk ju lejojmë. E krejt deputetët tjerë të LVV-së i kemi pa, as nuk kanë guxim as kurajo me pas mendimin e tyre, e janë vetëm kukulla aty, votojnë me instruksione në WhatsApp! Leni këto rrena se marre osht”. ka shkruar Muharremi në profilin e tij në Facebook.









