Kryetari i partisë NISMA, Fatmir Limaj, tha se arsyeja pse vendi ynë shkoi në zgjedhje është moszgjedhja e presidentit, gjë që ka ndodhë për herë të parë.
Ai deklaroi se në të kaluarën janë zgjedhë presidentët “sepse ka pas kapacitete negociuese”.
Limaj tha se “kjo tregon se elita politike e Kosovës nuk ka kapacitete të mjaftueshme të pjekurisë politike për me ndërtu marrëveshje”.
Ai shtoi në T7 se vendi drejtohet me marrëveshje politike.









