Abdixhiku me Rininë: Na duhet shumë punë për t’ua bërë vendin më të mirë që të mos kërkojnë rrugë jashtë Kosovës

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, njofton për takim me Rininë në Parkun e Prishtinës.

Në një postim në Facebook, krahas pamjeve Abdixhiku shkruan:

Rinia jonë ka ëndrra të mëdha. Të studiojë, të punojë me dinjitet, të krijojë familje, të udhëtojë, të ndërtojë jetë këtu; në Kosovën e vet. 🌱 Por ëndrrat nuk mbahen veç me fjalë. Na duhet shumë punë për t’ua bërë vendin më të drejtë, me më shumë mundësi, arsim më cilësor, paga më të mira e hapësirë që talenti i tyre të mos kërkojë rrugë jashtë Kosovës. Se një vend që i mban të rinjtë afër ëndrrave të tyre, është vend që ecën përpara. 🚀🇽🇰