Mediet pranë klubit të Real Madridit zbulojnë se Jude Bellingham i ka sugjeruar drejtuesve të “Los Blancos”, transferimin e Erling Haaland, të cilin e njeh shumë mirë që nga koha kur ishin të dy te Borussia Dortmund.
Bellingham është i bindur se sulmi i Real Madridit me emra si Kylian Mbappe, Vinicius Junior dhe Erling Haaland, do të ishte i frikshëm për këdo kundërshtar. Mesfushori anglez nuk është se merr vendime për transferimet, por zëri i tij ka peshë.
Në fakt nuk është hera e parë që emri i Haaland lidhet me Real Madrid. Presidenti aktual i madrilenëve, Florentino Perez, e ka vlerësuar dhe kërkuar norvegjezin për vite me radhë, dhe kandidati për presdient, Enrique Riquelme, gjithashtu e konsideron atë si një përparësi, nëse ai arrin të fitojë zgjedhjet.
Kujtojmë se Haaland është nën një kontratë afatgjatë te Manchester City, deri në vitin 2034 dhe klauzola e tij e largimit është 200 milionë euro.
The post Jude Bellingham bën rolin e drejtorit sportiv, i sugjeron Perezit transferimin e ish-shokut të tij të skuadrës appeared first on Telesport.









