Jo vetëm Bastoni, Barcelona kërkon edhe yllin tjetër të Interit. Në garë është edhe Liverpool

Jules Kounde pritet të jetë një nga largimet e mëdha nga Barcelona gjatë merkatos së verës. Francezi pritet të transferohet në Premier League, me shumë mundësi te Man. United. Shifra e transferimit mendohet të jetë 70-80 milionë euro.

Në anën tjetër, drejtuesit e Barcelonës kanë piketuar që tani zëvendësuesin e Kounde për krahun e djathtë. Bëhet fjalë për Denzel Dumfries, i cili është përmendur edhe më parë për një transferim të mundshëm te katalanasit.

Sipas Sport, drejtuesit e Barcelonës janë takuar së fundmi me agjentët e mbrojtësit holandez dhe kanë rënë dakord për kushtet personale. Denzel do të transferohet te Barcelona, vetëm nëse do të shitet Kounde. Për holandezin e Interit nuk interesohet vetëm Barcelona, por edhe Liverpool.

Arne Slot e vlerëson 30-vjeçarin si një përforcim ideal për krahun e djathtë te Liverpool, për të rritur më shumë konkurrencën me Jeremie Frimpog. Klauzola e largimit të Dumfries është 25 milionë euro, duke nisur nga muaji korrik.

The post Jo vetëm Bastoni, Barcelona kërkon edhe yllin tjetër të Interit. Në garë është edhe Liverpool appeared first on Telesport.