Rrahman Rama në vendlindje: Mbështetja që po marrim është motivim shtesë për të vazhduar rrugën tonë

Kandidati për deputet nga PDK, Rrahman Rama ka takuar përkrahës e aktivistë të partisë në vendlindjen e tij, në Akrashticë.

Ai bisedoi me për sfidat me të cilat përballen qytetarët, për nevojën e përfaqësimit të denjë dhe për angazhimin tonë të përbashkët që zëri i secilit të dëgjohet fuqishëm në Kuvendin e Kosovës.

“Në vendlindjen time, në Akrashticë, pata kënaqësinë të takoj përkrahës dhe aktivistë të Partisë Demokratike të Kosovës edhe nga fshatrat Shtitaricë, Dolak, Balincë e Liqej.
Biseduam për sfidat me të cilat përballen qytetarët tanë, për nevojën e përfaqësimit të denjë dhe për angazhimin tonë të përbashkët që zëri i secilit të dëgjohet fuqishëm në Kuvendin e Kosovës. Mbështetja dhe besimi që po marrim çdo ditë është motivim shtesë për të vazhduar rrugën tonë me përkushtim, përgjegjësi dhe punë konkrete për të mirën e qytetarëve”, shkroi ai.