Lëvizja për Bashkim paraqet qëndrimin e saj për bisedimet me Serbinë (Video)

Lëvizja për Bashkim ka bërë të ditur qëndrimin lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Sipas kësaj lëvizje, të vetmet probleme që kanë mbetur të pazgjidhura dhe që duhet të zgjidhen me dialog janë: Presheva, Bujanoci e Medvegja dhe Leposaviqi, Zveçani e Zubin Potoku.
Përmes një video, Lëvizja për Bashkim tashmë ka bërë të ditur qëndrimet lidhur me këto bisedime si dhe arritjen e zgjidhjes së çështjes shqiptaro-serbe.