Lakers shiten për 12.5 miliardë dollarë: janë skuadra më e shtrenjtë ndonjëherë

Sa vlen një institucion?

Përgjigja për Los Angeles Lakers, një nga skuadrat më ikonike në botën e sportit, është shuma rekord prej mbi 12 miliardë dollarësh, shuma që Josh Kushner dhe Bob Iger, sipas ESPN, janë gati t’i paguajnë Mark Walter, sipërmarrësit i cili vetëm vitin e kaluar mori kontrollin e ekipit nga familja Buss, pronarë për më shumë se 45 vjet.

Marrëveshja padyshim që do të duhet të miratohet nga takimi i pronarëve të NBA-së përpara se të mbyllet, por është pak më shumë se një formalitet.

Dhe konfirmon Lakers si skuadra sportive më e shtrenjtë në histori, një rekord që ata e arritën vitin e kaluar (duke ua rrëmbyer atë rivalëve të tyre të përbetuar, Boston Celtics), kur u shitën për mbi 10 miliardë dollarë.