Pak minuta pasi e bëri publik kërcënimin që mori nga një qytetarë asambleistja e PDK-së bëri të ditur se i njejti i kërkoi falje.
“Dallimi mes nesh është pikërisht këtu, unë nuk të shoh si armik pse voton ndryshe. Por është për keqardhje kur gjuha politike arrin deri te ofendimi dhe kërcënimi ndaj dikujt vetëm pse nuk mendon njësoj.”, thuhet në reagim
REAGIMI:
Meqë më ka kërkuar falje publike personi #BShaqiri, nga ana ime është i falur, dhe po i përgjigjem publikisht.
Ne në PDK-së jemi të fjalës dhe, mbi të gjitha, jemi shqiptarë. Ne nuk i urrejmë ata që mendojnë ndryshe dhe as vëllezërit e motrat tona vetëm pse kanë bindje tjetër politike.
Dallimi mes nesh është pikërisht këtu, unë nuk të shoh si armik pse voton ndryshe. Por është për keqardhje kur gjuha politike arrin deri te ofendimi dhe kërcënimi ndaj dikujt vetëm pse nuk mendon njësoj.
Edhe më e rëndë është kur mungon respekti ndaj atyre që sakrifikuan për lirinë e këtij vendi. Çlirimtarët e Kosovës meritojnë respekt maksimal, pavarësisht se cilën parti e voton secili prej nesh sot.
Prandaj, para se të shkruani, mendoni pak çfarë po shkruani. E para se të votoni, mendoni mirë kujt po ia jepni besimin dhe çfarë po i sjell ajo zgjedhje Kosovës.
Ky shtet nuk është bërë pa sakrificë. Shumë njerëz kanë dhënë gjithçka që ne sot të kemi të drejtën të flasim, të votojmë e të mendojmë ndryshe.
Mospajtimi politik është demokraci. Ofendimi dhe kërcënimi nuk janë.
Unë nuk frikësohem nga mendimi ndryshe dhe as nuk hesht përballë kërcënimeve. Por gjithmonë do të zgjedh argumentin para urrejtjes dhe respektin para gjuhës së dhunës.
Andaj pasi qe personi B.Shaqiri ka kërkuar falje publike dhe më ka shenuar edhe privatisht unë do të heku dorë nga padia, dhe e pranoj kërkim faljen e tij.









