Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes Albin Kurti në tubimin e fitores ka paralajmëruar se do të ketë takime me partitë tjera, mirëpo ka shtuar se Kosova nuk ka nevojë për qeveri e presidencë, por për Kuvend.
“Nuk ka vështirësi që nuk e kemi tejkaluar, edhe atëherë kur është dukur e pamundur ne e kemi realizuar sepse tash ka shtet për krejt e ne jemi krejt për shtet”, ka thënë Kurti.
“Kosova e ka edhe presidenten, ushtruesen e detyrës së presidentes, ajo çka i mungon shtetit të Kosovës nuk është qeveria e presidenca, por i mungon Kuvendi. Blloku opozitar nuk shkon në punë, ne jemi të interesuar që edhe blloku opozitar të shkojë sa më shpejt në punë”, ka thënë ai.
“Në javët në vijim do të komunikojmë me të gjitha subjektet politike sepse ne kemi interesin publik”, ka thënë ai.








