Rasti tragjik në Gjakovë: Mësohet gjendja e tre të plagosurve

Një 18-vjeçar ka mbetur i vdekur, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime këtë mbrëmje në Gjakovë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur si pasojë e një përleshjeje fizike në rrugën “Ali Ibra”.

Ndërsa mjeku kujdestar i Spitalit Rajonal në Gjakovë, Skender Fetahu tregoi për gjendjen e të plagosurve.

“Rreth orës 21:35, në shërbimin emergjent u sollën të lënduarit nga një përleshje, njëri me lëndime të rënda, të cilit i ishte kryer reaminimi por i njëjti nuk ka mundur t’iu bëjë ballë plagëve të marra. Një tjetër është duke u trajtuar, dhe është pranuar në Spital për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa dy të tjerë kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë liruar për në shtëpi me terapi mbështetëse”, u shpreh Fetahu për Klan Kosova.