Zëvendëskryeministri në detyrë, Glauk Konjufca, ka falënderuar aktivistët dhe votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e qershorit.
Konjufca, në festën e Vetëvendosjes, ka uruar simpatizantët e kësaj partie duke iu thënë se do të ketë Qeveri Kurti 4.
“Faleminderit që sot ia keni qit pikën. Urime Qeveria Kurti 4. Po e falënderojmë së pari popullin tonë të dashur, që nuk u lodh kurrë duke e mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin. Ju faleminderit secilit qytetar që ka treguar kulturë të lartë demokratike. Vetëm ju duke qenë të palodhur, vetëm populli din me arrit këtë rezultat, përmes votës, në mënyrë të civilizuar”, ka thënë Konjufca.








