“Çdo cenim i sigurisë së Kosovës përbën njëkohësisht edhe cenim të sigurisë së Shqipërisë”.
Kështu tha ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha.
Në një prononcim për Tch, ai nënvizoi se paqja dhe stabiliteti në Kosovë janë një prioritet i përbashkët ndërkombëtar dhe se Shqipëria mbetet e vendosur në mbështetjen e saj ndaj Kosovës në çdo rrethanë.
“Pikërisht për këtë arsye, çdo zhvillim në terren duhet parë në këtë kontekst: Kosova nuk është e vetme dhe paqja në të është një prioritet i përbashkët ndërkombëtar. E kemi thënë dhe do ta përsërisim: çdo cenim i sigurisë së Kosovës përbën njëkohësisht edhe cenim të sigurisë së Shqipërisë”, u shpreh Hoxha.









