Opinionisti Shkumbin Kajtazi ka deklaruar se, nëse deri në mesnatë nuk përfundon procesi i konstituimit të Kuvendit, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje pas mesit të shtatorit.
Kajtazi tha në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, se afati për konstituim duhet të respektohet dhe se, sipas tij, nëse çështja dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, rezultati do të ishte shpallja e zgjedhjeve.
“Për bindjen time, që edhe sapo po i bien edhe dy orë e 40 minuta, ne normalisht duhet të prodhohet situata që zgjedhjet duhet të mbahen më 20 shtator. Kushdo që interpreton ndryshe, të jeni të bindur që, nëse i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, s’ka asgjë deri sonte në mesnatë, shkojmë në zgjedhje dhe e çojmë një ankesë pastaj në Gjykatën Kushtetuese. Të jeni të bindur që ka me thënë, janë zgjedhjet, sepse situata është e krahasueshme”, ka deklaruar Kajtazi.
Ndiqni deklaratën e plotë:








