Jeta Statovci braktisë Pecin e Gërvallën, i bashkohet Vjosa Osmanit

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani na njoftuar përmes një postimi në Facebook se kandidimit në zgjedhjet e 7 qershorit do t’i bashkangjitet Jeta Statovci.

Në postimin e saj, Osmani kujtoi fillimet e përbashkëta në politikë, duke theksuar se rrugëtimi i tyre vazhdon ende mbi të njëjtat vlera dhe parime.

“E nisëm bashkë rrugëtimin në Kuvend. Dhe bashkë po vazhdojmë drejt Kuvendit”, shkroi Osmani.

Ajo vlerësoi Statovcin për angazhimin politik ndër vite, duke kujtuar se ajo mori mandatin e parë si deputete në moshën 26-vjeçare dhe u rizgjodh tri herë radhazi me votën e qytetarëve.

Postimi i plotë:

E nisëm bashkë rrugëtimin në Kuvend. Dhe bashkë po vazhdojmë drejt Kuvendit.

Jeta Statovci ishte vetëm 26 vjeçe kur mori mandatin e saj të parë, për t’u rikonfirmuar tri herë radhazi me besimin e qytetarëve, duke qenë vazhdimisht ndër deputetet më të votuara.

Na kanë bashkuar ndër vite virtyti, vizioni, vullneti dhe e vërteta. Mbi të gjitha, na bashkojnë vlerat mbi të cilat e nisëm këtë rrugëtim. E kur ato devijojnë, ne ringrihemi në këmbë, për dashurinë ndaj vendit dhe për rrugëtimin e sigurt të Kosovës.

Na priftë e mbara, gjithmonë përkrah.