Jeta Statovci i bashkohet Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 7 Qershorit

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani na njoftuar përmes një postimi në Facebook se kandidimit në zgjedhjet e 7 Qershorit do t’i bashkangjitet edhe Jeta Statovci.

Postimi i plotë:

E nisëm bashkë rrugëtimin në Kuvend. Dhe bashkë po vazhdojmë drejt Kuvendit.

Jeta Statovci ishte vetëm 26 vjeçe kur mori mandatin e saj të parë, për t’u rikonfirmuar tri herë radhazi me besimin e qytetarëve, duke qenë vazhdimisht ndër deputetet më të votuara.

Na kanë bashkuar ndër vite virtyti, vizioni, vullneti dhe e vërteta. Mbi të gjitha, na bashkojnë vlerat mbi të cilat e nisëm këtë rrugëtim. E kur ato devijojnë, ne ringrihemi në këmbë, për dashurinë ndaj vendit dhe për rrugëtimin e sigurt të Kosovës.

Na priftë e mbara, gjithmonë përkrah.