Jehona botërore: Arbitrim absurd, nga ato vendime që do të mbeten në histori

“Është e pashpjegueshme të përjashtosh një lojtar për këtë”, – deklaroi Álvaro Arbeloa pas eliminimit të dhimbshëm të Real Madridit ndaj Bayern Munich në “Allianz Arena”. Eduardo Camavinga qëndroi 24 minuta në fushë dhe mori dy të verdha brenda 8 minutash; e para për një kapje ndaj Musiala, e dyta për mbajtjen e topit pas një faulli ndaj Kane. A gaboi? Po, sepse nuk duhet ta merrte topin. Por ta përjashtosh për këtë (e mbajti topin 3 sekonda dhe e la pranë arbitrit) është e tepërt.

“Besoj se e dha të dytën, sepse lojtarët e Bayernit e kërkuan”, – shtoi trajneri madrilen. Tri minuta më pas, Luis Díaz barazoi 3-3 dhe kualifikoi gjermanët. Ja si e panë specialistët kartonin e dytë të verdhë për Camavinga: Alfonso Pérez Burrull: “Është absolutisht joproporcional, prek kufijtë e abuzimit me autoritetin”.

Pedro Martín: “Një përjashtim për pothuajse asgjë, që do të mbetet në histori”. Mateu Lahoz: “Arbitri u hutua; as kartoni i parë nuk ishte i domosdoshëm”. Eduardo Iturralde González: “Menaxhim i dobët i arbitrit; nuk lihet ekipi me 10 lojtarë për këtë”.

Jorge Valdano: “Përjashtimi i Camavinga i përshpejtoi ngjarjet. Për mua është një gabim i dyfishtë i arbitrit. Gabim që i dha karton të verdhë dhe gabim që nuk e kuptoi se ai ishte kartoni i dytë. Duket se ka qenë ndëshkim shumë i ashpër për një ndeshje të këtij niveli dhe për një aksion që nuk e meritonte atë rigorozitet disiplinor”.

Steven Gerrard: “Siç thanë djemtë në studio, kartoni i parë i verdhë justifikohet. Ndonjëherë si mesfushor duhet ta bësh këtë për të ndalur një kundërsulm të rëndësishëm. Nëse merr një karton të dytë të verdhë për diçka që do të ndihmojë ekipin ose po rrezikon fizikisht, është e kuptueshme. Ai moment marrëzie dhe çmendurie i Camavinga, te kartoni i dytë i verdhë, i ka kushtuar shtrenjtë skuadrës, në një moment vërtet kyç të ndeshjes”.

The post Jehona botërore: Arbitrim absurd, nga ato vendime që do të mbeten në histori appeared first on Telesport.