Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi tha të hënën se kryeministri Albin Kurti shkonte me armë në Kuvendin e Kosovës në kohën kur Vetëvendosje ndodhej në opozitë.
Krasniqi, tani kandidat për deputet me Partinë Socialdemokrate, tha se edhe deputetë të tjerë kanë shkuar me armë në institucionin më të lartë politik të vendit.
Sipas Krasniqit, Kurti i kishte treguar atij edhe çfarë lloji të armës mbante me vete.
“Ai vike me armë në parlament, edhe tjerët kanë shkuar me armë në parlament. I kemi pasur zyret ballë për ballë i thash Albin a e ke armën, tha po, çfare e ke 765, i thash a e ke vrarë dikë, tha jo. Thash ke shikuar shumë filma, duke shikuar filma, në filma i mëshon armë edhe duart i shkojnë për mbrapa, thash nuk është ashtu. Ai dëshiron të bëj katrahura”, tha ai.









