Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj ka thënë se takimi me Rininë e LDK-së të hënën, ua ka shtuar obligimin që ta bëjmë Kosovën vend të jetueshëm.
Hasanpapaj tha se pranoi një energji të jashtëzakonshme nga takimi me të rinjtë.
“Rinia e LDK-së mbrëmë na dha një energji të jashtëzakonshme. Edhe ne, që rininë e kemi kaluar, u ndjemë sërish të rinj mes tyre”, shkroi ai në Facebook të martën.
“Në sytë e tyre pamë shpresë, dhe kjo na e shton obligimin: t’ua mbrojmë ëndrrat dhe ta bëjmë Kosovën vend të jetueshëm, me dinjitet për ta”.









