Ardian Gjini: Qasje e barabartë në tregun e punës për zhvillim ekonomik

Ardian Gjini ka theksuar rëndësinë e barazisë në tregun e punës si një nga shtyllat kryesore për zhvillimin ekonomik të vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Gjini është shprehur se ekonomia nuk mund të zhvillohet pa krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët.

“Ekonomia zhvillohet vetëm atëherë kur qasja në tregun e punës është e barabartë për të gjithë. Detyra jonë është t’i krijojmë ato mundësi, e platforma qeverisëse e Aleancës e ka një plan të qartë për këtë”, ka shkruar ai.

Sipas Gjinit, krijimi i kushteve të barabarta për punësim dhe zhvillim mbetet një nga prioritetet kryesore të programit të Aleancës, me fokus në fuqizimin ekonomik dhe përfshirjen më të madhe të qytetarëve në tregun e punës.