Arben Gega: Takimet me qytetarë po japin shpresë për ndryshim

Kandidati për deputet nga Arben Gega ka vazhduar takimet me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me njerëzit dhe nevojën për ndryshim në vend.

Përmes një postimi publik, Gega u shpreh se takimet me qytetarët janë pjesa më e mirë e rrugëtimit të tij politik.

“Takimet me qytetarë janë pjesa më e mirë e kësaj rruge. Në çdo bisedë po shoh njerëz të ndershëm, punëtorë dhe me shumë dëshirë që Kosova të ecë përpara. Bashkë, me besim dhe përkushtim, do ta ndryshojmë vendin”, ka deklaruar ai.