Merkatoja e verës nis zyrtarisht më 29 qershor, por lëvizjet e mëdha kanë filluar prej kohësh dhe tek Interi fokusi kryesor është mbrojtja. Skuadra e Cristian Chivu kërkon një mbrojtës cilësor (ndoshta dy, në varësi të së ardhmes së Bisseck), ndaj javët e fundit shumë agjentë kanë kontaktuar drejtorin Ausilio duke propozuar lojtarë.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, mes tyre ishin David Alaba (33 vjeç, i lirë pas Real Madridit) dhe Harry Maguire (32 vjeç, Manchester United), i cili nuk është në listën e Tuchel për Botërorin. Megjithatë, këto profile nuk i interesojnë Interit për shkak të pagave dhe moshës, pasi projekti i “Oaktree” synon rinovim të skuadrës zikaltër dhe lojtarë afatgjatë.
Në listë mbetet Oumar Solet i Udineses, një operacion i mundshëm edhe pas vendimit të gjykatës së Udines për arkivimin e çështjes së tij penale. Me klubin po diskutohet një huazim me detyrim blerjeje.
Në fakt, objektivi kryesor i verës është Marco Palestra, i Atalantës (i huazuar te Cagliari). Chivu e ka kërkuar personalisht dhe Interi e sheh si investim strategjik, pavarësisht të ardhmes së Dumfries. Atalanta kërkon të paktën 40 milionë euro dhe konkurrenca është e fortë nga Premier League. Sipas raportimeve, Interi është gati ta investojë shumicën e buxhetit për atë.
The post Interi, lëvizje të mëdha në mbrojtje. I ofrohen Alaba dhe Maguire, por objektivi kryesor është vetëm ky… appeared first on Telesport.








