,

Hoxhaj: Përfshirja e amerikanëve në dialog, e domosdoshme

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se përfshirja i amerikanëve në dialogun Kosovë-Serbi është i domosdoshëm.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se përfshirja i amerikanëve në dialogun Kosovë-Serbi, është i domosdoshëm, derisa ka shtuar se asnjë marrëveshje në Ballkan nuk është arritë pa amerikanët.

“Involvimi i amerikanëve është i domosdoshëm në dialog. Nuk ka marrëveshje në Ballkan që është arrite pa involvimin e amerikanëve, e sidomos tash në raport me Kosovë-Serbi. Roli i amerikanëve është kyc. Ata janë edhe në Këshill të Sigurimit të OKB-së. Ata mund të na japin mbështetje në OKB. “, ka thënë Hoxhaj në emisionin Debat në RTK.

I pyetur se a mund të ketë marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë në vitin 2020, Hoxhaj, ka thënë se nuk mund të ndodhë me një takim që e kanë palët, Skënder Hyseni me Lajçakun dhe Avdullah Hoti me Aleksandar Vuçiq.

“Nuk mund të ndodhë me një takim që e kanë palët, Hyseni me Lajçakun dhe Hoti me Vuçiqin. Kjo ndodhë nëse partnerët tanë, BE dhe SHBA, kanë vëmendje të merren me këtë çështje. Vëmendja matet nëse ka një datë, një temë, një përpjekje për një marrëveshje finale. Aktualisht kjo nuk është në tavolinë.”, ka thënë Enver Hoxhaj.

Related Posts