Në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, që ndodhet brenda objektit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, është krijuar “kaos” sot si pasojë e pritjeve të gjata të qytetarëve.
Siç raporton gazetarja e Klan Kosova, Dielleza Berisha, disa qytetarë janë detyruar të kthehen, ndërsa të tjerë po vazhdojnë të presin me orë të tëra për të kryer shërbimet e tyre.
Një qytetar ka deklaruar se ka shkuar në mëngjes për regjistrim automjeti dhe kontroll teknik, por sipas tij është njoftuar për probleme me sistemin, dhe ende është në pritje.
“S’punon rrjeti, na tha një punëtor me prit derisa të rregullohet. Ka ardhur mesi i ditës dhe ende kurgjo. Kjo është maltretim për ne”, tha ai në një prononcim për Klan Kosova.








