Gjykata e dënon Avni Zogianin e Vetëvendosjes për shpifje ndaj Ferat Shalës (PDK)

Ish-deputeti Ferat Shala ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar pjesërisht kërkesëpadinë e tij ndaj Avni Zogianit, duke konstatuar se një publikim i bërë nga ky i fundit në rrjetin social Facebook ka shkaktuar dëm jo-material përmes shpifjes.