,

Haradinaj: Të hapet ekonomia, të gjendet formula për liberalizimin e masave të pandemisë

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka komentuar situatën me virusin corona, duke kërkuar kështu nga qeveria në të cilën bën pjesë që të bëj liberalizim të masave të pandemisë. Sipas tij me këto masa po bllokohet ekonomia e vendit.

Ai në një intervistë në Rubikon, tha se gastronomia është një sektor i madh dhe nuk përfshinë vetëm kamerieret dhe kuzhinieret, pasi që prapa tyre qëndron një popull i tërë.

Sipas tij duhet të bëhet hapja menjëherë dhe se bashkë me këtë hapje duhet të vije edhe lejimi i dasmave, por të cilat do të bëheshin me kujdes të shtuar nëpër restorantet kosovare.

Related Posts