Menu Close

Haradinaj: Më 6 tetor duhet të jemi të gjithë në shesh me një kërkesë

Daut Haradinaj nga Aleanca, ka reaguar pas protestës së djeshme, të organizuar në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale.

Haradinaj e ka cilësuar protestën si masive, duke thënë se ajo ishte “bash qysh i ka hije shqiptarit”.

Ai shtoi se adresimet në protestën e djeshme ishin të paqarta.

“Adresimet ishin të paqarta, nuk i kuptova”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka theksuar se Kuvendit i kanë mbetur edhe katër ditë deri në përfundimin e mandatit, duke kërkuar që të sqarohet qartë qëndrimi ndaj plotësim-ndryshimeve të ligjit.

“Edhe 4 ditë Kuvendit i përfundon mandati, pra nuk e paralajmëruat qartë. Të gjithë e dini kush është kundër plotësim-ndryshimeve të ligjit dhe nuk po e thoni qartë”, ka deklaruar ai, transmeton Klankosova.tv.

Haradinaj ka kërkuar që më 6 tetor qytetarët të mblidhen sërish në shesh, me një kërkesë të qartë drejtuar përfaqësuesve të tyre.

“Më 6 tetor do të duhej me qenë krejt në shesh, me një kërkesë drejtuar atyre që përfaqësojnë popullin”, ka shkruar Haradinaj.

Related Posts