Haradinaj: AAK mbështet dërgimin e FSK-së në Gaza

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Gaza në kuadër të iniciativës së ndërmarrë nga Donald Trump, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetjen e plotë për këtë vendim.

Haradinaj theksoi se angazhimi i FSK-së në misione të tilla përfaqëson një hap të rëndësishëm për Kosovën në skenën ndërkombëtare, duke dëshmuar gatishmërinë e saj për të kontribuar në paqe dhe stabilitet global.

“Ky është një veprim i mirë për të kontribuar në paqe dhe një hap tutje drejt avancimit të FSK-së për anëtarësim në NATO. Kosova duhet të jetë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të tjerë në çdo përpjekje për ruajtjen e paqes”, ka deklaruar Haradinaj.