Një person ka vdekur pas rrokullisjes me traktor në fshatin Revugë të Podujevës.
Policia ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për rastin.
“Rasti ka ndodhë rrth orës 11:00, në fshatin Revuqë të Podujevës, ku viktima mashkull dyshohet të jetë lënduar rëndë pasi që ishte rrokullisur me traktor derisa ishte duke punuar”, thuhet në njoftim.
“Personi i lënduar është dërguar në QKUK për ndihmë mjekësore, nga ku jemi njoftuar se personi ka ndërruar jetë”, thuhet më tej.
Policia në koordinim me prokurorinë po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do ti kontribuonin hetimit të ngjarjes përderisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.








