Pep Guardiola nuk e ka fshehur lumturinë pas fitores 2-1 ndaj Arsenalit në “Emirates”, duke e bërë tani garën për titullin kampion në Premier League më të fortë se kurrë. Spanjolli nuk i ka kursyer lëvdatat për Arsenalin si dhe ka kërkuar nga futbollistët e tij të mos e humbin fokusin tani pas kësaj fitoreje.
“Arsenal është një nga ekipet më konkurruese që jam përballur ndonjëherë në karrierën time. Kur i sheh të luajnë në duele dhe topa të gjatë, topa të dytë, janë një ekip i jashtëzakonshëm. Përndryshe, nuk mund ta jesh gjithë sezonin në krye të Premier League dhe të jesh i pamposhtur në Champions League.
Deri më tani ata janë skuadra më e mirë në Angli, por ne tani kemi mundësinë për të luftuar deri në fund për titullin. Tabela flet vetë. Ata kanë qenë më të mirët. Urime djemve, por dua t’u them që nuk duhet ta humbin fokusin. Të mërkurën është ndeshja jonë e radhës dhe mund të barazojmë Arsenalin, nëse fitojme.
Kjo është ajo që duhet të bëjmë. Do të jetë shumë e vështirë ta bëjmë sepse Everton ose Brentford, ose Aston Villa, Crystal Palace, janë të gjithë kundërshtarë të vështirë. Bournemouth jashtë fushe. Javën e kaluar ata fituan në “Emirates” dhe po ashtu ndaj Newcastle. Pra, do të jetë e vështirë”, tha Guardiola.
The post Guardiola flet pas fitores ndaj Arsenalit dhe ka një kërkesë për lojtarët e City-t: Nuk duhet ta bëjnë këtë gjë appeared first on Telesport.









