Në lidhje me gjobat e vendosura gjatë fazës së karantinës, gjykata ka vendosur se janë “të paligjshme”.
Ky vendim është marrë nga një gjykatë në Frosinone dhe pritet të hapë debat të madh në lidhje me këto sanksione.
Gjykatësi Emilio Manganiello vendosi të anulojë gjobat e vendosura ndaj dy qytetarëve duke arsyetuar se gjendja e jashtëzakonshme, mund të shpallet për shkak të fatkeqësive natyrore apo aksioneve të lidhura me veprimtarinë e njeriut, siç e parashikon kodi i Mbrojtjes Civile.
Sipas tij këto dy raste nuk kanë lidhje me pandeminë botërore apo me një emergjencë sanitare.
Çështja në fjalë lidhej me gjobat e vendosura ndaj një personi dhe vajzës së tij të cilët u sanksionuan pasi u gjetën jashtë shtëpisë ndërsa blinin ujë gjatë kohës së karantinës.
Gjykatësi vendosi të anulojë gjobat prej 400 euro të vendosura ndaj të dyve.
SYRI.net