Gërvalla dha lajmin për zbritjen e tarifës, por çmimi i paraqitjes së Jurisprudencës mbetet i njëjtë

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla kishte dalë me lajmin se do të ketë ulje të tarifave në sistemin e drejtësisë.

Më 22 maj, Gërvalla në këtë zbritje kishte thënë se qeveria ka përfshirë edhe 50 për qind zbritje për kandidatët për paraqitjen e Provimit të Jurisprudencës.

Nuk kishte dhenë datë se kur do të fillonte aplikimi i këtyre zbritjeve.

“Zbritje prej 50% për kandidatët për paraqitjen e Provimit të Jurisprudencës; Zbritje prej 25% për shërbimet noteriale; Zbritje prej 40% për përmbaruesit privat, sidomos në rastet me vlerë të vogël të lëndës përmbarimore të cilat më së shpeshti preknin qytetarin e varfër”, kishte shkruar Gërvalla në këtë postim të cilin e kishte ilustruar.

Mirëpo 1 mijë e 172 kandidatët që kanë paraqitur provimin kanë paguar nga 50 euro, ashtu siç ka qenë deri më tani edhe tarifa.

Kjo është e faktuar edhe nga një aplikues që në kushte anonimiteti ka thënë se ka paguar 50 euro dhe se nuk është aplikuar zbritja që ka premtuar qeveria e prirë nga Kurti.