Është caktuar data për meçin e peshës së lehtë, mes Florian Markut dhe Chris Kongos.
Ky meç do të zhvillohet më 31 mars, në “O2 Arena” të Londrës.
Lajmi u bë i ditur nga boksieri shqiptar përmes një postimi në faqen zyrtare të tij.
Postimi i plotë nga Marku:
“Ju pres te gjitheve ne 31 Mars ne O2 Arena, Londer
Kane kaluar dy vjet e gjysem që nga ndeshja ime e fundit në Londër. Mezi pres të rikthehem dhe tju jap mundësinë të gjithve te shijojne nje ndeshje te bukur Live e cila do te transmetohet dhe ne Sky Sports per ata qe nuk do kene mundesine ta ndjekin Live.
Biletat dalin ne shitje javes tjeter”.