Cristiano Ronaldo shënoi mbrëmë golin e 970-të në karrierë, në fitoren e Al-Nassr 2-0 ndaj Al-Ahli dhe tani klubi ku luan portugezi është shumë pranë fitimit të titullit kampion.
Në një intervistë për Canal GOAT, Ronaldo tha se po shijon çdo ndeshje, por është plotësisht i vetëdijshëm se fishkëllima e fundit po afron. “Unë nuk luaj vetëm për këtë brez, por edhe për ata që erdhën më parë dhe ata që do të vijnë pas tij. Unë shijoj çdo ditë, çdo ndeshje, çdo vit, edhe pse po i afrohem fundit. Ky është një fakt.
Karriera ime ka qenë e mrekullueshme dhe dua që të mbetet kështu. Unë ende po argëtohem, ende po shënoj gola, por gjëja më e rëndësishme është fitorja”, tha Ronaldo.
Nga burime të afërta pranë tij thuhet se Ronaldo po mendon të luajë të paktën dhe një sezon tjetër dhe më pas do të tërhiqet.
The post Fishkëllima e fundit po afron… C.Ronaldo paralajmëron tërheqjen nga futbolli appeared first on Telesport.









