Zgjidhet formacioni më i mirë i javës në Champions League (foto) Lojtari më i mirë? Ousmane Dembele

UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të ndeshjeve të para gjysmëfinale në Champions League. Dominon PSG me 4 lojtarë, duke nisur nga treshja e mësfushës, Khvicha Kvaratskhelia, Vitinha dhe Joao Neves. Në sulm është Ousmane Dembele, i cili po ashtu është zgjedhur si “Lojtari më i mirë i javës”.

Pastaj vjen Bayern Munich me 3 lojtarë, duke nisur nga mbrojtja me Dayot Upamecano, si dhe dy yjet e sulmit, Michael Olise dhe Luis Diaz.

Dy gjysmëfinalistet e tjera kanë secila nga dy lojtarë. Atletico ka Antoine Griezmann dhe Marc Pubill. Arsenal prezantohet me David Raya dhe William Saliba.

The post Zgjidhet formacioni më i mirë i javës në Champions League (foto) Lojtari më i mirë? Ousmane Dembele appeared first on Telesport.