Në rast se nuk vjen Bastoni, Barcelona gjen në La Liga qendërmbrojtësin që i duhet. Kushton 35 mln euro

Tashmë dihet që objektivi kryesor i Barcelonës për merkaton e verës është transferimi i Alessandro Bastoni-t. Megjithatë, në rast se Bastoni nuk vjen, Barcelona ka një listë me disa emra, ku njëri prej tyre është edhe Natan, qendërmbrojtësi brazilian i Betis.

Sipas Mundo Deportivo, braziliani konsiderohet si një profil që i përshtatet më së miri ideve të Flick dhe sistemit të Barcelonës. Natan është nën kontratë me Betis deri në vitin 2030 dhe ka një klauzolë largimi 35 milionë euro.

Duke ditur që Bastoni kushton të paktën 70 milionë euro, atëherë Natan mund të konsiderohet si një mundësi më e arritshme. Emra të tjerë që janë në listën e Barcelonës janë edhe Cristian Romero, John Stones, Gleison Bremer etj.

The post Në rast se nuk vjen Bastoni, Barcelona gjen në La Liga qendërmbrojtësin që i duhet. Kushton 35 mln euro appeared first on Telesport.