Ekskluzive: Ky është i dyshuari për vrasjen e ‘Radullës’

Arblind Pireva është i dyshuari për vrasjen e Agron Hajdarit, anëtarit të tifo-grupit ‘Plisat’ të njohur me nofkën ‘Radulla’.

Hajdari, rreth 40-vjeç, u vra mbrëmjen e së mërkurës në rrugën Rifat Berisha të lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë.

Ai u qëllua me armë në kokë, gjoks dhe shpinë. Si pasojë e plagëve të marra, vdiq në vendin e ngjarjes.

I dyshuari për këtë krim është Arblind Pireva nga Prishtina, raporton Paparaci.

Pireva ndodhet aktualisht në arrati nga organet e rendit dhe të hetuesisë, të cilët e kanë identifikuar atë si të dyshuarin kryesor për rastin pas zhvillimit të hetimeve intensive për rastin e rëndë. /Paparaci.com