“E dija që do të përfundonte kështu, kuptohej prej kohësh. U mundova të mos zhgënjehesha, ishte e pamundur”. Diego Abatantuono përfaqëson shumë tifozë të Milanit. “Nuk ka shoqëri pas klubit, skuadra ishte lënë vetëm. Ishte film me kthesë, por kur kupton që është horror, fundi të tremb më pak, – tha për “La Repubblica”.
– Në janar Roma mori Malen me 14 gola, ne Fullkrug me 1 gol. Po Nkunku? Lëreni… Më hoqën gëzimin e 5-0 të PSG ndaj Interit në Champions. Të flitet për titull me këtë skuadër është qesharake… Milani përfaqësohet nga Cardinale, që nuk e njeh fare futbollin dhe mban dikë si këshilltar që nuk e bën atë punë (duke iu referuar Ibrahimovic).
Nuk e kam kuptuar dot rolin e tij. Duhet Marotta, një drejtues që njeh futbollin, klubin, historinë. Diferencën e bën drejtuesi mes parave dhe shpenzimeve. Ishim mirë me Maldinin, ai njihte Milanin dhe lojtarët. Jam një tifoz i dëshpëruar, që është dorëhequr nga Milani”.
The post Nga Cardinale te Ibrahimovic, ky Milan është si film horror. Duhet drejtues si Marotta” appeared first on Telesport.









