Receta e Artetës për finalen ndaj PSG: Dikush atje lart i ka rreshtuar planetët që kjo të ndodhë…

Para finales së Ligës së Kampionëve, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e sheh përballjen me PSG si një tjetër moment historik për klubin anglez. Pas triumfit në Premier League, “Topçinjtë” kërkojnë sërish sukses.

Arteta tha: “Detyra ime është që nëse diçka nuk është e mjaftueshme për të fituar, nuk mund të kënaqem. Detyra ime është të gjej mënyra të tjera për të fituar, të inovoj, të gjej qasje të ndryshme nga ato të mëparshmet. Dhe kjo është ajo që kemi bërë deri tani”.

Ai shtoi për titullin: “Dikush lart i ka rreshtuar planetët që kjo të ndodhte. Në vitet e kaluara ishim afër, por na mungonte diçka. Atmosfera ishte ndryshe që në fillim…, i bindja lojtarët të ndiheshin më të mirët dhe t’i shijonin ndeshjet”.

Për Luis Enrique, ai u shpreh me respekt: “E kujtoj me shumë dashuri si lojtar dhe për lidershipin si trajner. Është shembull për të gjithë”.

The post Receta e Artetës për finalen ndaj PSG: Dikush atje lart i ka rreshtuar planetët që kjo të ndodhë… appeared first on Telesport.