Fabio Capello e përshkruan si “një vendim me stil të plotë amerikan” lëvizjen me të cilën Cardinale ka riorganizuar Milanin pas zhgënjimit, moskualifikimit në Champions League, me largimin e Allegri, Tare, Furlani dhe Moncada.
Duke folur për Andoni Iraola, trajnerin e Bournemouth, Capello i tha “Corriere della Sera”: “Pse Iraola duhet ta dëshirojë Milanin? Pse duhet ta dëshirojë?” “Don Fabio” shtoi se “ekipet e tij luajnë shumë mirë dhe Bournemouth ka qenë surprizë në Premier League: Tani, atje është si të këndosh në La Scala. Ai është në kampionatin më të rëndësishëm. Do ta linte Premier League për çfarë?!”
Capello përfundon se “nuk kemi më tërheqje nga Serie A për lojtarët dhe trajnerët”, ndaj Iraola mund të shkojë drejt një klubi tjetër të madh në Premier League.
Situata aktuale? Iraola po mendon fundin e ciklit 3-vjeçar te Bournemouth. Interesim për të ka pasur nga Bayer Leverkusen dhe Crystal Palace. Milani po shqyrton edhe Rangnick, Glasner dhe Xavi, me vendimin që pritet të merret brenda një jave.
The post Capello flet qartë: Pse Iraola duhet ta dëshirojë Milanin? Tani është në “La Scala” e futbollit… appeared first on Telesport.









