Salihu-Abazi thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin e LDK-së: Le t’i vërshojmë rrugët

Kandidatja për deputete nga LDK, Arjeta Salihu-Abazi bën thirrje për pjesëmarrje masive në hapjen e fushatës zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Le t’i vërshojmë rrugët sot në ora 18:00 për në sallën “1 Tetori” në kryeqytetin e Kosovës e ta rikthejmë shpresën”, thotë ajo.

Në hapjen fushatës zgjedhore do të prezantohen edhe kandidatët për deputetë, ku Salihu-Abazi mban numrin 29.