Një rast i ngacmimit përmes mesazheve me përmbajtje seksuale është raportuar në qytetin e Klinës.
Sipas raportit të Policisë, rasti dyshohet se ka ndodhur më 30 prill të këtij viti, derisa viktima e ka raportuar në polici më 3 maj.
Në raport thuhet se një grua kosovare ka pranuar disa mesazhe (SMS) me përmbajtje seksuale nga një person, ndaj të cilit është iniciuar rasti si sulm seksual.
“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.









