Daut Haradinaj prezanton kandidatin e ri të AAK-së: Flamur Shala përfaqëson vlera të shumëfishta

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka njoftuar se Flamur Shyqeri Shala i është bashkuar garës së AAK-së.

Përmes një postimi publik, Haradinaj e ka vlerësuar lart figurën e kandidatit të ri, duke theksuar prejardhjen dhe trashëgiminë familjare të tij.

“Flamuri iu bashkua garës së AAK-së. Ky Flamur përfaqëson vlera të shumëfishta. Si djali i Dajës Shyqë, që kombi e njeh për vlerat e tij, ai e rriti Flamurin që sot na bën nder ta kemi krah”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka përmendur edhe kontributin e Shyqë Shalës, të cilin e cilësoi si luftëtar të tri luftërave çlirimtare, duke thënë se sot me krenari po i udhëzon djemtë e tij në vizionin për Kosovën shtet.

Haradinaj është shprehur krenar për bashkërrugëtimin politik me Flamur Shyqeri Shalën në kuadër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.