Thibaut Courtois, portieri i Real Madridit dhe një nga shtyllat kryesore të kombëtares belge, është rikthyer në qendër të spekulimeve të merkatos. Sipas mediave spanjolle dhe italiane, klubi saudit Al Qadsiah ka shfaqur interes konkret për belgun, duke i ofruar një kontratë shumë të majme, në vazhdën e investimeve të mëdha të Ligës Profesionale Saudite.
Sidoqoftë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje nuk është oferta, por reagimi i bashkëshortes së tij, modeles Mishel Gerzig. Sipas raportimeve, ajo i ka bërë të qartë portierit belg se transferimi në Arabinë Saudite mund të sjellë edhe fundin e martesës së tyre.
Courtois, i cili u rikthye këtë sezon pas dëmtimit të rëndë të ligamentit të kryqëzuar, pësuar në gusht 2023, mbetet i lidhur me Real Madridin, ku është figurë kyçe në projektin e “Los Blancos”. Pavarësisht zërave, klubi madrilen nuk ka sinjalizuar asnjë plan për largimin e tij.
The post Courtois joshet nga milionat saudite, por merr ultimatum nga bashkëshortja appeared first on Telesport.








