Është arrestuar i dyshuari që goditi me veturë zyrtaren policore në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur të mërkurën pasdite në rrugën dyshuari që shkaktoi goditi me veturë zyrtaren policore në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana për Paparacin tha se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Me datë 12.05.2026, rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në aksident janë përfshirë një këmbësore (zyrtare policore) dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin, një person i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Pllana.








