Dani Carvajal, kapiteni i Real Madridit, shpërtheu në pankinë në “Allianz Arena” pas përjashtimit të Camavinga me kartonin e dytë të verdhë të diskutueshëm dhe golit të Luis Díaz, që çoi rezultatin në 3-3, duke dënuar skuadrën madrilene në çerekfinalen kundër Bayern Munich. “Është faji yt! Është faji yt, dreq”, – i bërtiti, shumë i zemëruar dhe ashpër, Carvajal arbitrit slloven Slavko Vinčić, edhe pse nuk luajti asnjë minutë.
Kamerat e “Movistar Plus+ Deportes” kapën reagimin e fortë të 34-vjeçarit gjatë ndeshjes që Bayerni e fitoi 4-3. Antonio Rüdiger preferoi të përmbahej pas ndeshjes: “Më mirë të mos flas… E keni parë vetë apo jo?” Mbrojtësi gjerman la të kuptohej pakënaqësinë e madhe brenda skuadrës, pa hyrë në detaje.
Ndërkohë, trajneri Álvaro Arbeloa komentoi përjashtimin e Camavinga: “A përfundoi gjithçka me të kuqen? Është e qartë. Nuk mund ta përjashtosh një lojtar për një gjë të tillë. Arbitri as nuk e dinte që kishte karton dhe prishi një përballje shumë të bukur dhe të ekuilibruar. Aty mbaroi ndeshja”.

The post Carvajal shpë*then dhe fajëson arbitrin për eliminimin e Realit: Është faji yt, dreq… appeared first on Telesport.









